Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sëmundja e kockave/ Njihuni me 3 kurat natyrale për parandalimin e osteoporozës

kockat-300x195

TIRANE – Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane. Për të luftuar shfaqjen e kësaj sëmundje është e rëndësishme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një regjim ushqimor i balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
Qumësht dhe fara susami
Siç mund ta dini tashmë, qumështi është një nga burimet më të rëndësishme të kalciumit që gjendet në natyrë. Dhe, nëse nuk jeni alergjik ndaj laktozës, qumështi është një nga kurat më të mira kundër osteoporozës.
Efektet e tij, të kombinuara me aminoacidet dhe mineralet nga farat e susamit, janë të domosdoshme për forcimin e kockave.
Përbërësit
1 gotë me qumësht
1 lugë gjelle fara susami të copëtuara
Përgatitja
Ziejeni qumështin dhe përzieni me farat e susamit.
Konsumoni minimumi 3 herë në javë nga kjo përzierje.
Ekstrakt majdanozi
Përbërësit antioksidues dhe anti-inflamator të majdanozit janë të dobishëm në trajtimin parandalues të problemeve me sistemin skeletor dhe kyçet.
Majdanozi përmban boron dhe fluoride, dy përbërës esencialë që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së densitetit kockor dhe frakturave.
Përbërësit
2 lugë gjelle majdanoz
1 kupë ujë
Përgatitja
Hidhni majdanozin tek uji i valuar dhe lëreni të zbutet për 10 minuta.
E kulloni mirë dhe e pini 2 herë në ditë.
Lëng me brokoli dhe mollë
Brokoli është një nga perimet me sasinë më të lartë të kalciumit. Në të njëjtën kohë ai siguron minerale si kalium dhe magnez. Në këtë rast ju sugjerojmë që të kombinoni bokolin me karota, marule dhe mollë.
Përbërësit
½ brokoli (e zieni pak në avull)
Gjethet e marules
3 karota
1 mollë
Përgatitja
I lani mirë përbërësit, i hidhni në shtrydhëse dhe shtoni pak ujë.
Shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene dhe konsumojeni menjëherë
Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë.

(er.cu/BalkanWeb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.