Nga Shaban MURATI
Shtetet, që kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe nuk kanë kërkuar falje për to, kanë një makth të përhershëm, që i shtyn ta kërkojnë vetëjustifikimin e krimit edhe në Hënë. Ky është sot pozicioni komik i Serbisë dhe i udhëheqjes së saj, e cila në datën 11 maj mblodhi qeverinë dhe ra dakord të hartonte një seri masash e lëvizjesh diplomatike të Serbisë në arenën ndërkombëtare për të denoncuar ambasadorin e mirënjohur amerikan Uilliam Uoker, për gjoja një plan, që ai ka për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Me tonet triumfante të atij që ka bërë zbulimin e shekullit, kryeministri dhe president i ardhshëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpalli se puna e ambasadorit Uoker si shef i misionit të OSBE-së në vitin 1999 në Kosovë, ka pasur “dy pasoja të tmerrshme, që janë agresioni kundër Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër i madh shtetesh në 2008”.

Në dalldinë, që kaploi udhëheqjen serbe, qeveria e Serbisë vendosi se do të ndërmarrë hapa spektakolarë, si ndalimin e hyrjes së ambasadorit Uilliam Uoker në Serbi, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç i dërgoi një letër ankesë OSBE-së në Vjenë për punën e ambasadorit Uoker në Kosovë 18 vjet më parë, dhe ministri i Drejtësisë u ngarkua të shkojë në OKB për të denoncuar ambasadorin amerikan në pension.

Është vërtet e papërtypshme, kur sheh nivelin e mjerë politik, shtetëror dhe diplomatik të një qeverie ballkanike, e cila i mbush mendjen vetes se ka gjetur thesarin diplomatik për të shfajësuar Serbinë për krimet monstruoze të kryera në Kosovë në vitet 1998-1999. “Zbulimi” qeveritar serb është një fjali nga një fjalim i ambasadorit të shquar amerikan, tani në pension, i mbajtur në cilësinë personale në datën 9 maj, gjatë një ceremonie në Kosovë, ku ai tha se ka ardhur në Kosovë për të paraqitur një projekt të ri, që do të thotë se “shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë të bashkohen”. Pra ambasadori ka mendimin se është e drejtë të bashkohen shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të diasporës. Logjika minimale e kupton se mendimi i tij nuk pretendon të bashkojë Shqipërinë, Kosovën, Amerikën dhe Europën, ku ndodhet diaspora shqiptare. Ambasadori nuk përmendi as shqiptarët e Serbisë, as shqiptarët e Maqedonisë dhe as shqiptarët e Malit të Zi.

Analizën e plotë mund ta lexoni në Gsh.al duke klikuar linkun më poshtë:

http://www.gsh.al/2017/05/15/serbia-don-te-revizionoje-historine-e-krimit-te-vet/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb