Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Serbia e do një reagim nga BE, Tirana dhe Prishtina

shabanmuratizgj

Nga Shaban MURATI
Nëse dikush në çdo cep të Europës do të kishte guxuar të ngrinte memorial apo të bënte ceremoni shtetërore lavdërimi për ushtarët nazistë, do të kishte rënë tërmet politik, diplomatik, juridik dhe propagandistik në shkallë kontinentale. Por nuk ndodhi asgjë, kur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përuroi në 14 qershor memorialin e ushtarëve serbë, të vrarë në prillin e vitit 1999, në kulmin e ofensivës ushtarako-policore serbe për spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër popullit shqiptar të Kosovës, ku u vranë 15 mijë shqiptarë, u zhdukën disa mijëra të tjerë dhe u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre mbi një milion shqiptarë. Spastrimi etnik dhe gjenocidi që ndërmorën forcat ushtarake serbe kundër popullit shqiptar, ishte krimi i madh shtetëror kundër njerëzimit, i cili e bëri Europën demokratike, bashkë me SHBA, që të ndërhynin me fushatën ajrore mbi objektet ushtarake serbe dhe ta detyronin ushtrinë dhe qeverinë e diktatorit Sllobodan Millosheviç të kapitullonte e të largohej nga Kosova. Në luftën për mbrojtjen e jetës, familjeve dhe të lirisë së popullit u ngritën me dhjetëra mijëra luftëtarë të UÇK për t’i rezistuar agresionit fashist serb.

BE duhet të reagojë ndaj kësaj shfaqjeje të turpshme zyrtare të Serbisë në mbrojtje të krimit të luftës, sepse presidenti, qeveria dhe shteti serb po glorifikojnë politikën e spastrimit etnik dhe të gjenocidit kundër popujve të tjerë. Domethënia e këtij veprimi është se presidenti dhe qeveria e Serbisë e mbrojnë dhe janë gati ta përsërisin atë politikë fashiste të Millosheviçit ndaj popujve jo serbë në Ballkan. Presidenti serb e cilësoi luftën barbare të forcave fashiste serbe kundër popullit shqiptar në Kosovë si “Termopilet serbe”. Ai shtiret sikur nuk e di që lufta e Koshares ishin Termopilet shqiptare, sepse pushtuesi ishte Serbia, e cila po zbatonte spastrimin etnik të popullit shqiptar, që jetonte në trojet e veta. Sipas logjikës fanatike nacionaliste të presidentit serb, të cilit ka mbetur ora te koha kur ishte anëtar i qeverisë së Millosheviçit, i bie që krimineli ndërkombëtar i luftës, Millosheviç, të shpallet “Leonidha i ri i Serbisë”. Me këto qëndrime, Vuçiç sfidon Europën dhe OKB-në, të cilët e kanë damkosur Millosheviçin si kriminelin më të madh ndërkombëtar të luftës në Europë, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti serb sfidon Europën, sepse sapo u betua si president, shpall politikë zyrtare reabilitimin dhe glorifikimin e gjithë kriminelëve serbë të luftës dhe të gjithë forcave ushtarake serbe që kanë kryer krime lufte në Kosovë, në Bosnjë, në Kroaci, etj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gsh.al duke klikuar në linkun më poshtë:

http://www.gsh.al/2017/06/19/serbia-e-do-nje-reagim-nga-be-tirana-dhe-prishtina/

 



Komente ( 4 )

  • Kur shteti artificial fqinje perkujton humbjen e 108 krimineleve serb dhe 83 mercenareve te huaj po ashtu kriminele lufte, kjo tregon se shtetet shqipetare duhet te rrisin kapacitetet sulmuese ushtarake. Epopeja e koshares eshte nje tregues i vertete se shqipetaret jane padyshim shume me superiore se cdo grupim i serbeve. Kjo ishte beteja e pare ne te cilen armatimi dhe pregatitja ushtarake ishte pak a shume e njejte nga te dyja anet. Brigada 138 arriti cdo objektiv ne menyre te perpikte.Ne kete beteje pala serbe humbi 2 gjenerale,nje gjeneral major, 5 major dhe shume komandante te klasit te pare. Ky eshte nje tregues se shume nga ushtaret e rregullt kishin dezertuar nga frika e nje konflikti te barabarte me Shqipetaret . Megjithese ne sulm ndaj pozicioneve fikse luftetaret Shqipetare korren nje fitore spektakolare.
    Por deri kur do te lejohet kjo carmatosje katastrofale e kombit shqipetare. Deri kur populli shqipetare do te udhehiqet nga politikane anemike qe kane frike edhe ta imagjinojne nje ushtri shqipetare te fuqishme me tanke te lehta me fuqi gjuajtese,artileri te levizshme, helikoptere sulmues gjuajtes.
    Ai popull qe nuk meson nga e kaluara eshte i destinuar te humbe edhe ne te ardhmen. Jemi mesuar te shohim nder vite fotografite dhe pamjet e gjenocideve te njepasnjeshme ndaj kombit shqipetare. Kemi degjuar historine e Hasan Prishtines i cili shiti pothuajse te gjithe pasurine e tij per te armatosur ushtrine shqipetare. I kemi jetuar vitet 90 ta kur patriotet shqipetare nga cdo cep i botes me ane te angazhimit te tyre personal ndertuan dhe armatosen UCK e 20,000 ushtareve. Por jane shtetet shqipetare qe e kane per detyre ta sigurojne kombin fisnik shqipetare se historia e gjenocideve eshte nje histori e kaluar. Dhe e vetmja menyre per ta siguruar nje gje te tille eshte rritja e kapaciteteve ushtarake dhe jo carmatosja e turpshme me te cilen krenohen keta dordolece injorante te politikes shqipetare.

  • Po te flen gjum politikanet shqiptar normale faja do u bjer shqiptarve

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.