SERBI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar me personalitete të ndryshme, mes të cilëve edhe me presidentin serb, Aleksandër Vucic, raportojnë mediat serbe.
I pyetur nga mediat nëse Rama pret që Serbia dhe Shqipëria të bashkohen së bashku, ose nëse Serbia do të bëhet anëtare para Shqipërisë, Rama tha se ishte një proces i bazuar në merita.
Por deklarata e kryeministrin shqiptar, pas përfundimit të një takimi me presidentin serb ka ngjallur reagime në Serbi.
Prononcimi i Ramës se Shqipëria dhe Serbia mund të bashkohen në BE kur Serbia ta pranojë Kosovën, ka bërë që mediet serbe ta quajnë “provokim” këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar.
“Kur flasim për Serbinë, ajo ka avantazhin e negociatave me BE-në dhe ne presim që të fillojmë negociatat e pranimit këtë vit. Ne dhe Serbia mund të bashkohemi së bashku në BE, nëse Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Rama në Davos.
“Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, shkruan media serbe Alo.rs.
(d.d/BalkanWeb)