Një zyrtar i qeverisë serbe ka paralajmëruar se në Ballkan mund të shpërthejë një luftë tjetër, nëse Shqipëria përpiqet të bashkohet me Kosovën, ndërsa i ka kërkuar Perëndimit që të reagojë lidhur me këtë çështje.

Media ruse, ‘Russia Today’ ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ‘do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar’, ndërsa i bëri thirrje BE-së të reagojë.
“Nëse them se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet, do të varem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka shtuar Vuçiç.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë një intervistë për ‘Politico’ se ai nuk mund të përjashtojë një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës, nëse oferta e anëtarësimit të vendit në BE është jashtë rendit të ditës.

Një aleancë e tillë me Kosovën nuk ishte dëshira e tij “por një alternativë e mundshme për derën e mbyllur të Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

“Ka mungesë të të kuptuarit, ose mungesë të vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë për këtë rajon gjithashtu”, tha kryeministri.

Duke iu përgjigjur vërejtjeve të Ramës, Aleksandar Vulin, një ministër i qeverisë serbe, tha se pret që BE dhe NATO të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, përndryshe një luftë tjetër në Ballkan mund të shpërthejë.

Vulin tha se një luftë e re në Ballkanin e trazuar do të përfshinte gjithashtu Maqedoninë dhe Malin e Zi, vendet me shqiptarë etnikë.

Sipas RT, Serbia mbetet e kujdesshme ndaj një bashkimi midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke pasur frikë se do të shkaktonte një trazirë të re në rajon që u zhvendos në një luftë të përgjakshme etnike në vitet 1990, ndërsa Jugosllavia po ndahej.
Screenshot009
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: