Serena Williams ka bërë të ditur se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Tenistja e famshme ka postuar një foto në Snapchat, me një kostum të verdhë noti, ku ka shkruar “20 javë” duke lënë të kuptohej se ishte 20 javëshe shtatzënë.

Njoftimi për shtatzëninë vjen vetëm pak ditë pasi i fejuari i saj, bashkëthemeluesi i rrjetit Reddit, Alexis Ohanian kishte postuar një foto të ëmbël bashkë me Serenën.

Alexis dhe Serena kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor, në një forum në Reddit, ndërsa tani vjen lajmi i shumëpritur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb