GREQI – Greqia dhe Turqia janë pushtuar sërish nga paniku mbrëmjen e së shtunës. Sipas raportimeve të mediave greke, dy tërmete të tjera njëri më magnitudë 4,4 dhe tjetri 16 minuta më vonë me magnitudë 4,6 kanë goditur zonën që ndodhet në kufirin midis Bodrumit në Turqi dhe ishullit grek Kos.

Epiqendra është shënuar në një thellësi prej 13.96 kilometrash në 19:00 me orën lokale. Jo vetëm turistët, por edhe banorët e zonës kanë filluar të lënë shtëpitë. Natën e së shtunës e kanë kaluar jashtë nga frika e shembjes së ndërtesave.

Vetëm dy ditë më parë, një tërmet goditi qytetin turistik të Bodrumin në Turqi. Lëkundjet e forta shkaktuan dallgë në detin Mesdhe, për pasojë u krijua edhe një cunam, i cili preku ishujt grekë, Kos dhe Rhodes.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë me epiqëndër në jugperëndim të Turqisë shkaktoi një cunami që goditi vendpushimet turistike në Mesdhe dhe Detin Egje. Cunami goditi disa plazhe duke përmbytur disa hotele dhe bare dhe duke nxjerrë barkat në rrugët e qytetit. Të dy viktimat u raportuan në ishullin e Kos, nën një tavan të shembur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb