BEOGRAD- Në një analizë, eksperti i Ballkanit, Danel Serwer thotë se do të vijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Analisti politik nga Washingtoni dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer pohon se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin neutral të cilin e mban aktualisht nëse do të përparojë.

Ai, siç transmeton “Blic” i Beogradit, duke përmendur vizitën e Aleksandar Vuçiçit në SHBA, ka shkruar për situatën ekonomike e politike të Serbisë si dhe për qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve aktuale ndërkombëtare.

Sa i përket situatës në Kosovë, ai ka shkruar se gjërat atje janë në fazën” ngrehe mos këput”. Me rolin këshillëdhënës të BE, Beogradi e Prishtina ia dolën të arrijnë disa marrëveshje e të vënë një konsensus për formimin e institucioneve të Kosovës. Por, ai shton se pjesë të marrëveshjeve nuk janë zbatuar në tërësi dhe se plotësimi i tyre i plotë është një hap i Serbisë më afër BE-së.

“Do të arrijë dita kur Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran me të cilën do të vendosë marrëdhënie diplomatike. Njëri nga 23 shtete anëtarë të BE-së që e kanë njohur Kosovën me siguri do ta bllokojë hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian nëse nuk ajo nuk e njeh pavarësinë e krahinës së saj të dikurshme. Njohja do ta zvogëlonte ndjeshëm rreziqet e sigurisë, marrë para sysh se kjo do të thoshte edhe tërheqje të trupave të NATO-s nga ai territor”, ka thënë Serwer.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: