Sezoni veror i këtij viti ka rritur ndjeshëm numrin e pushuesve dhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë dhe veçanërisht qendrat historike dhe kulturore.

Apolonia e Fierit, Shqipëri e Mesme, mbetet një nder destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj. Statistikat zyrtare duke iu referuar numrit të biletave të shituara, tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Apoloninë e vizituar afro 13 000 vizitorë, shifër kjo rekord për gjysmën e parë të një viti që nga viti 2006, kur është krijuar Parku Arkeologjik.

Kjo tendencë, shprehen punonjësit e parkut, pritet të rritet ende në muajt në vijim gusht e shtator.
Sipas tyre, grupe turistësh nga Polonia, Çekia, Britania e Madhe dhe nga Gjermania kanë ardhur edhe këtë vit, teksa kanë vlerësuar vlerat arkeologjike historike, arkitekturore dhe kulturore të këtij parku.

Që prej 2006, qyteti antik i Apollonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb