Nga: Fahri XHARRA
“Një fantazmë e rrezikshme sillet korridoreve të zyrave të BE-së në Bruksel. Kjo është fantazma e jugosllavizmit, e cila ëndërron të krijojë ish-Jugosllavinë, me pesë shtete, që dolën prej saj, pa Slloveninë dhe plus Shqipërinë”. (“Profile të diplomacisë europiane në Ballkan”, 2010, fq.54). Ja kështu na paralajmëronte Shaban Murati, diplomat karriere dhe gazetar (autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to). Nuk mundem të kuptoj se si një popull i vjetër si ne, ende nuk e lindëm një politikan kombëtar, një strateg të së ardhmes së kombit dhe një bashkërendues të fatit tonë. Kur ato vite flitej që po qarkullon një fantazmë e rrezikshme zyrave të BE-së në Bruksel, ne me atë guximin tonë prej përralloje bazoheshim vetëm në shkrimet e gazetarucëve dhe talleshim ndër veti. E mendonim se ne jemi ata, ku bota sillet vetëm rreth boshtit tonë.

Europa (vaj për ne që ende nuk e mësuam politikën afatgjatë, të strategëve të mëdhenj), nuk e thotë sot për sot; ajo e përgatit terrenin me vite të tëra, së pari për opinionin e vet e pastaj kur e thotë të madhen ajo kryhet. Sa vjet iu deshën Europës të bindë së pari vetveten e pastaj edhe ne për domosdonë e bombardimit të Serbisë, më 1999? Dhe e bëri.

Zoti Shaban Murati shkruante: “Ka një presion të vazhdueshëm 17-vjeçar mbi diplomacinë shqiptare për të pranuar pa u menduar çdo lloj projekti apo grupimi ballkaniko-perëndimor, të cilat bien të gjitha era jugosllavizëm. Që nga konceptet e “integrimit rajonal ballkanik përpara integrimit europian”, krijimi i një tregu të përbashkët ballkanik, i një bashkimi doganor ballkanik, i një parlamenti ballkanik apo i policisë ballkanike, e deri te projekti efemer i quajtur “Ballkan 6”, janë hartuar mbi arketipin e Jugosllavisë së vjetër. Në një analizë me titull “Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare”, kur u shpall nisma “Ballkan 6” katër vjet më parë, kam shkruar se “Unioni ballkaniko-perëndimor shfaqet si një reminishencë e ideve dhe përpjekjeve jugonostalgjike të rikrijimit të Jugosllavisë. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, kombëtar dhe strategjik, të futen nën ombrellën e ndonjë Jugosllavie të re”. (“Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”, 2013, fq.148).
Komentin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/07/14/shaban-murati-per-fantazmen-qe-rrezikon-2/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: