Nisin së shpejti në Canale 5, seritë televizive ‘Shades of Blue’, ku protagoniste është Jennifer Lopez.

J.Lo vishet nën petkun e një detektiveje të korruptuar në New York, e detyruar të bashkëpunojë me një skuadër anti-korrupsioni të FBI dhe të tradhtojë kolegët e saj, mes tyre edhe tenentin Bill Wozniak, i interpretuar nga Ray Liotta.

Artistja portorikane është edhe producente e serive, e cila ka rinovuar për herë të dytë kontratën pas boom-it që filmi pati.

Së bashku me të, në cilësinë e producentit ekzekutiv, aktori i çmimit Oscar, Barry Levinson, që ka drejtuar edhe në episodin e dytë.

Historia është shkëputur nga romanca e Michael Rudolph ‘Shades of Blues 30 Years of (Un)ethical Policing” dhe është përshtatur për televizion me skenografi të Adi Hasak.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: