TIRANE – Konsumimi i shafranit të Indisë, rrushit të kuq dhe mollëve mund të ndihmojë meshkujt të mbrohen nga kanceri i prostatës. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, i cili tregon se kur konsumohen së bashku, këta përbërës mund të zhdukin qelizat kancerogjene duke penguar tumoret që të marrin përbërësit që iu duhen për t’u rritur.
Konsumimi rregullisht i këtyre 3 përbërësve mund të ulë gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit tek meshkujt, shtojnë shkencëtarët. Kanceri i prostatës është lloji i dytë më i përhapur tek meshkujt.
Çfarë zbuloi studimi?
Studime të mëparshme kanë gjetur një sërë përbërësish natyralë që mund të ulin rrezikun e zhvillimit të kanceri të prostatës. Ndërsa gjatë studimit të fundit, hulumtuesi shkencorë përdorën teknikat gjenetika për të analizuar 142 përbërës natyralë, për të zbuluar se cilët prej këtyre përbërësve mund të shkatërrojnë qelizat kancerogjene. Hulumtuesit shkencorë zbuluan se 3 përbërës ishin më efikas në zhdukjen e qelizave tumorale shkruan Shendeti.

Autori kryesor i studimit, profesori Stefano Tiziani tek Universiteti i Teksasit, tregon se gjatë studimit zbuluan se kombinimi i tre lëndëve ushqyese rezultoi të kishte efekt më të mirë në kancerin e prostatës krahasuar me ilaçet aktuale. E bukura e këtij studimi është se ne arritëm të pengojmë rritjen e masës tumorale tek minjtë pa shkaktuar efekte anësore”, tregon ai, Përbërësi i parë ishte kurkumina, që gjendet tek shafrani i Indisë. Përbërësi tjetër ishte acidi ursolik, tek lëkura e mollës, dhe i treti ishte resveratrol, që gjendet tek rrushi i kuq dhe vera, si dhe tek boronicat.

Të tre këta përbërës u testuan tek minjtë, të cilët ishin prekur nga kanceri i prostatës. Shkencëtarët zbuluan se në momentin që acidi ursolik kombinohej me nj nga përbërësit e tjerë, masa tumorale fillonte të tkurrej. Kjo ndodh sepse këta përbërës natyralë pengojnë qelizat tumorale të marrin glutamine, një aminoacid i rëndësishëm në rritjen e tumoreve. Dhe këta përbërës nuk kishin asnjë efekt toksik tel minjtë, thonë shkencëtarët. Studimi është publikuar tek revista ‘Precision Oncology.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb