Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 40 kuti, Partia Socialiste rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit me 74 mandate deputetësh, sipas të dhënave paraprake.

Fillimisht u lajmërua se sot në orën 18:30, PS do të organizonte një festë në sheshin “Skënderbej” por kryeministri Rama me anë të një statusi në “Facebook” sqaroi se “Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”.

Megjithatë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e ka nisur festën më herët. Referuar një video të postuar në rrjetet sociale, Felaj shfaqet mes një grupi militantësh socialistë në Kuçovë duke festuar me shampanjë fitoren në zgjedhje.

“Kuçova gati për të festuar për Shqipërinë, sot në 18:30 në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë”, – shkruan Felaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb