Federata e Futbollit të Zvicrës ka folur edhe një herë për çështjen më të diskutueshme të ditëve të fundit në lidhje me ftesat e Kosovës drejt lojtarëve që luajnë me përfaqësuesen helvetike, e konkretisht për ftesën ndaj Xherdan Shaqirit.

Krerët e kësaj federate insistojnë që lojtarët që kanë luajtur në “Euro 2016”, nuk do të mund të ndërrojnë përfaqësuese.

“Shaqiri është futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Nëse është e nevojshme do të udhëtoj drejt Anglisë për të diskutuar me të. Sipas rregullores së FIFA-s, asnjë lojtar që ka luajtur në Kampionatin Evropian nuk mund të kalojë te Kosova”, u shpreh drejtori i përfaqësueses helvetike, Claudio Sulser për “Blick”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: