TIRANË- Faktori ndërkombëtar do përdorë javën që vjen mundësinë e fundit që të bindë Partinë Demokratike të futet në zgjedhje, ndonëse shpresat që kjo të ndodhë nuk ekzistojnë.

Duke iu referuar burimeve brenda mazhorancës, gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për “BalkanWeb” se përveç Brukselit që dërgoi dy negociatorët David Mcallister dhe Knut Fleckenstein, edhe SHBA-të do bëjnë përpjekjen e tyre duke sjell në Tiranë zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee .

Sipas të njëjtave burime, “BalkanWeb” mëson se zyrtari amerikan pritet të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme, më 15 maj dhe pritet të zhvillojë takime me liderët kryesore politikë, në përpjekjen e fundit për të arritur tek një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.

Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do të takoje kryeministrin Edi Rama, presidentin e zgjedhur Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: