Sigurisht që të gjithë po presim lançimin e iPhone8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij. Sipas portaleve të njohura për teknologjinë, iPhone 8-a do të jetë telefoni më i shtrenjtë i Apple deri tani.

Është parashikuar të kushtojë të paktën 1,000 dollarë. Në Shqipëri i kemi blerë me këtë çmim iPhone-t e rinj kur sapo kishin dalë, por në SHBA dhe në vende të tjera zakonisht kanë patur çmime 800-900 dollarë, do të thotë 200 dollarë më shumë!

Tani, kanë dalë të dhëna më të detajuara lidhur me çmimin e iPhone 8. Siç dihet, që tek iPhone 7-a nuk ka më telefonë Apple me 16 GB hapësirë. iPhone 8-a me 128 GB do të kushtojë 999 dollarë, kurse ai me 256 GB, 1,099 dollarë.

Sipas “MacRumors”, nuk do të ketë iPhone 8 me 32 GB. Kjo rritje çmimi mund të shpjegohet edhe me mungesën e telefonëve me më pak hapësirë, të cilat kushtonin gjithmonë më pak.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: