SHBA-Kur nuk bën punë mendja përdoret forca. Këtë duhet të kenë menduar disa hajdutë që natën e të mërkurës 16 gusht kanë shkuar në First Service Bank në Conway, Arkansan, SHBA,dhe kanë shkulur një bankomat duke përdorur një kamionçine që transporton mallra.

Duke pasur parasysh që bankomatet janë gjithmonë e më të vështira për tu hapur, hajdutët kanë përdorur një metodë më të drejtpërdrejtë dhe brutale duke e shkulur të gjithë ATM.

Policia ka bërë publik videon e telekamerave të sigurisë, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e të dyshuarve, që gjithmonë sipas policisë, mund të jenë pjesë e industrisë së ndërtimit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb