Shtetet e Bashkuara në ditët e fundit kanë vendosur anije luftarake dhe nëndetëse në gadishullin Korean, për shkak të frikës së Korea e Veriut mund të planifikojë teste të reja bërthamore. por ushtria amerikane ka nisur instalimin e një sistemi mbrojtës anti-raketë në një zonë të Koresë së Jugut, në një kohë kur tensionet me Veriun fqinj janë më të larta se kurrë. Sistemi “Thaad” është i projektuar për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga ambiciet raketore të Penianit.
Qindra banorë të zonës protestuan teksa kamionët me pajisjet e sistemit mbërrinin. Nga ana tjetër, Kina deklaron se “Thaad” do të destabilizojë sigurinë në rajon. Administrata e Trump, që i ka bërë thirrje Kinës për të ndikuar tek aleati i saj, Peniani, pritet të mbajë një mbledhje të senatorëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën. Sistemi “Thaad”, Terminal High-Altitude Area Defense, është i projektuar të lokalizojë dhe shkatërrojë raketa balistike me rreze të shkurtër e të mesme veprimi në fazën e fundit të fluturimit të tyre.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: