SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku protagonist është bërë një polic i cili ka bërë për spital një qytetar pasi nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithçka nisi kur këmbësori me ngjyrë i identifikuar si Nendi Kain Junior përpiqet të kalojë rrugën në një kryqëzim jashtë vijave të bardha. Pas debatit me policin, ky i fundit e shtrin në tokë dhe e grushton, ndërsa më pas i vendosen prangat më ndihmën e kolegut të tij.

Policia e Sakramentos në Shtetet e Bashkuara, ka filluar hetimet ndaj policit, ndërsa këmbësori është liruar pak orë pas arrestimit.

“Kain është akuzuar për pengim të detyrës zyrtare të policit, por kjo akuzë më vonë është tërhequr dhe kështu është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: