SHBA – Zbulohet identiteti i vajzës që ditën e djeshme humbi jetën, pasi u shtyp nga një automjet në mes të New York-ut. Në fillim u mendua se ishte një aksident që ndodhi në “Time Square”, por jo nuk ishte ashtu.

Një person, i cili drejtonte një kamion hyri mbi një turmë njerëzish, duke vrarë një 18- vjeçare dhe plagosi 22 persona të tjerë. 18-vjeçarja quhet, Alyssa Elsman dhe kishte ardhur nga Miçigani bashkë me familjen për të vizituar qytetin. Motra e saj 13-vjeçare mbeti gjithashtu e plagosur në ngjarjen e rëndë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pasi u arrestua 26-vjeçari tha: “Ju duhet të më qëllonit për vdekje, sepse unë doja t’i vrisja ata njerëz”. Ish-marinsi ishte ndaluar dy herë më parë nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb