SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një drejtues automjeti është vrarë nga policia gjatë një ndjekjeje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaliforni të SHBA­ve, ku një i dyshuar nuk iu bind thirrjes së policisë për të ndaluar mjetin.

Policia kërkoi përforcime dhe u vu në ndjekje të drejtuesit. Në ndihmë erdhi edhe helikopteri.

Në momentin që drejtuesi po hynte në kundërvajtje në një autostradë, helikopteri qëlloi mbi mjetin duke e lënë të vdekur drejtuesin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: