Ka nisur java e fundit e numërimit mbrapsht drejt 25 qershorit dhe fushata elektorale është tensionuar pas disa incidenteve të njëpasnjëshme. Partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar ta monitorojnë nga afër procesin.

Në një reagim për GSH.al ambasada e SHBA në Tiranë komenton situatën në prag të 25 qershorit dhe shton se ata nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptar të vendosë.

Ky qendrim erdhi pak dite pas takimit te kryetarit te PD, Lulzim Basha me presidentin Donald Trump.

Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts iu përgjigj pyetjes së GSH.al, “Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamentare dhe çfarë presin ato prej tyre?”

Ryan Roberts: Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëve dhe të fillojë procesin e vetingut, kjo do t’i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimeve dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësimit në BE.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/06/19/ekskluzive-shba-nuk-preferojme-asnje-kandidat-me-25-qershor-presim-zgjedhje-paqesore-dhe-lufte-droges/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: