SHBA- Senatori republikan John McCain, është diagnostikuar me kancer të trurit dhe po shqyrton mundësitë e trajtimit, ka deklaruar zyra e tij e shtypit. Tumori u zbulua gjatë operacionit për të hequr një mpiksje gjaku mbi syrin e majtë gjatë së premtes, shkruhet në deklaratë.

Senatori 80-vjeçar po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona dhe trajtimi i tij mund të përfshijë një “kombinim të kimioterapisë dhe rrezeve”. Analizat e bëra zbuluan se një tumor i trurit i njohur si “glioblastoma”, ka prekur senatorin McCain. Vajza e tij, Meghan, foli për të diagnistokimin e të ati dhe u shpreh se ai po lufton dhe nuk do të dorëzohet. McCain, një veteran i luftës së Vietnamit kaloi më shumë se pesë vjet si i burgosur lufte.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb