SHBA – Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në kompleksin e banimit National City, në periferi të San Diegos, SHBA.

Policia arriti të vërë në pranga vrasësin, i cili për më shumë se 8 orë ka qëndruar i fshehur në një apartament. Sipas mediave amerikani agresori ka mbetur i plagosur.

Sipas tyre gjithçka ka nisur si pasojë e një sherri por policia nuk ka dalë ende në një deklaratë për të sqaruar ngjarjen.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb