SHBA – Një grua e guximshme në Milwaukee të Shteteve të Bashkuara, i prishi planet një hajduti, i cili tentoi t’i vjedhë makinën.

Melissa Smith 27 vjeçe kishte ndaluar për të furnizuar makinën në një pikë karburanti, kur një burrë i paidentifikuar doli nga një makimnë e zezë dhe u fut në të sajën, duke bërë përpjekje për të ikur shkruan Nbcnews.

Por ai kurrë nuk kishte menduar që vajza do të reagonte, duke kërcyer sipër makinës dhe vazhdimisht i bërtiste që të ndalonte. Duke menduar se ajo do të hiqte dorë, ai shkeli pedalin e gazit dhe filloi të lëvizѱ, por këmbëngulja e saj e detyroi atë të heq dorë nga misioni i tij.

Në ato momente ai doli nga makina e saj dhe u fut në të tijën duke ikur nga vendi i ngjarjes.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb