SHKODER- Një aksident i rende me pasoje vdekjen ka ndodhur ne aksin Shkodër-Velipoje. Ka qene ora 1:15 e 26 korrikut kur një motoçiklete është përplasur më një makinë. Nga ky aksident ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Preke Kokli, 60 vjeç banues në Velipojë.

60-vjeçar është përplasur me një mjet tip Benz me targe AA 798 FI me te cilën po udhëtonte shtetasi Përparim Papa, ky i fundit me pozicion komandant trafiku në komisariatin e policisë Malësi e Madhe, njofton për ‘BalkanWeb’ gazetari Senad Nikshiqi.

Preke Kokli ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne posten e policisë ne Velipojë për të dhëne sqarime mbi aksidentin. Shkaku kryesor i këtij aksidenti është mungesa e ndriçimit në aksin Shkodër-Velipojë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: