SHKODËR- Dy ditë pas nisjes së operacionit të tatimorëve kundrejt biznesit informal, Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku ka zhvilluar një takim me inspektorët. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Shehaj ka porositur vigjilencë nga inspektorët dhe të mos tolerojnë asnjë biznes të parregullt.

“Të mos ketë tolerime ndaj asnjë biznesi të parregullt. Inspektorët të jenë në gatishmëri”, mësohet të ketë thënë Shehaj.

Ndërkaq gjatë mbledhjes është bërë e ditur se në Shkodër do të angazhohen 35 grupe për aksionin kundër informalitetit të bizneseve. Shehaj ka thënë gjithashtu se është përcaktuar tashmë edhe një hartë e bizneseve.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: