Nga: XHENSILA KODRA
TIRANE-Jemi të dashuruar. Luana më ka premtuar se këto ditë do të martoheshim”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në polici, 32-vjeçari Besmir Lila, i cili ka përfunduar në pranga me akuzën e përndjekjes ndaj moderatores së “Top Channel”, Luana Vjollca. I riu, i cili prej afro një viti i shkruante SMS me tekste të ndryshme pëlqimi e dashurie Luanës, 8 muajt e fundit kishte filluar ta ndiqte atë këmba-këmbës. Por vetëm dy ditë më parë, 32-vjeçari, banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje të rëndë kriminale. Prezantuesja e “Pa Limit” sapo kishte dalë nga puna dhe ishte duke shkuar për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”, kur kishte vënë re se po ndiqej nga një mjet “Fiat Punto” në të cilin ndodhej Lila. Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, mikun e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku. Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Për një moment, Lila ka nisur të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj

1105

Dy djemtë kanë filluar të zihen me njëri-tjetrin me grushte e shkelma, duke përdorur edhe fjalë banale. Çoçaj i ka kërkuar 32-vjeçarit ta linte të qetë mikeshën e tij dhe të largohej prej saj, ndërsa ky i fundit, duke e ofenduar i kishte pohuar se e dashuronte. Lila e Çoçaj kanë marrë shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të shumë kalimtarëve. Vetëm pak metra pas tyre ndodhej edhe një makinë policie e cila patrullonte në zonë. Uniformat blu u shkuan menjëherë në mbrojtje moderatores së njohur dhe mikut të saj, ndërsa ndërhynë për të shuar sherrin.

Por, kur Besmir Lila po nxirrte nga çanta një armë, është arrestuar menjëherë nga oficerët e policisë, të cilët bënë të mundur që sherri në fjalë të mos përfundonte në ndonjë tragjedi. Menjëherë pas kësaj, Luana, Krenari dhe Besmiri janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 6 në kryeqytet për t’u marrë në pyetje. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Ndërkaq, fiksimi që ai ka ndaj Luanës vihet re edhe në “Facebook”-un e tij, pasi janë të shumta videot dhe fotot që 32-vjeçari ka shpërndarë për të.

14088575_176249492785186_6296445060059028949_n

Dëshmitë
Burime pranë policisë thanë dje për “GSH” se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të. I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatoren, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri-tjetrin.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al  http://www.gsh.al/2017/04/14/perndiqte-e-sulmoi-luana-vjollcen-besmir-lila-me-premtoi-martese/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: