VLORË- Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Pularia”.

50-vjeçari me iniciale D.M. mësohet se ishte konfliktuar me dy bashkëfshatarë për motive të dobëta dhe pas sherrit është qëlluar me thikë prej tyre. Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: