DURRES- Një i ri nga Durrësi është arrestuar nga policia e Durrësit ditën e sotme pasi ka kanosur me armë një 49-vjeçare. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri të 32-vjeçarit Fation Bregu me fqinjën e tij me inicialet Sh.Ll, për motive të dobëta.

Fatmirërisht ka ndërhyrë në kohë policia, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

“Uniformat blu në sajë të veprimeve hetimore të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës. Në lagjen Nr. 17/1, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh.Ll. 49 vjeç, banuese në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe një automjet tip Ford Foxus.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: