ELBASAN – Një person është plagosur si pasojë e një sherri me thika në qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Në Lagjen “Partizani”, shtetasi E.Gj 38 vjeç  banues në Elbasan   gjatë  një  konflikti për motive të dobëta është   konfliktuar me mjete të mprehta  thikë me shtetasin R.P, 39 vjeç  banues në Elbasan, shkruhet në njoftimin e policisë.

sherr me thika ne elbasan

Si pasojë  është dëmtuar shtetasi R.P, 39 vjeç i cili është dërguar  për ndihmë mjekësore në Tiranë

Shërbimet  e  policisë  kanë  mbërritur  menjëherë  në  vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para  hetimore. Policia po punon  për  kapjen e shtetasit E.Gj, 38 vjeç banues në Elbasan. Vijon puna për zbardhjen  e  shkaqeve  të  rrethanave të ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb