TIRANË-Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Besnik Kolndreu, banues në kryeqytet akuzohet se rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin ‘Nënë Tereza’ nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se Shërbinet e komisariatit nr.3 sëbashku me Forcat Shqiponja kanë kapur në flagrance autorin.

NJOFTIMI I POLICISË
Plagos me thik një shtetas, arrestohet në flagrancë autori

Më datë 20.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: