VLORE– Dy punonjës të OSHEE janë përfshirë në një sherr mesditën e sotme, ndërsa policia ka parandaluar konfliktin mes tyre. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ”29 Nëntori”, ku M.B, 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHEE-së).

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre, ndërsa është shoqëruar në Komisariat autori i plagosjes.

Njoftimi i policise:
Më datë 22.08.2017, rreth orës 13:50 , Strukturat e Policisë Vlorë në lagjen ”29 Nëntori”, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy shtetasve të cilët kanë qëne duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.

Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar shtetasin M.B., 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej shtetasit M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHE-së).
I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin M.Q., dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: