VLORE – Një grindje mes disa personave ka ndodhur një ditë më parë një hotel në Dhërmi ku persona ende të pa identifikuar kanë goditur një të ri.

Sipas policisë së Vlorës, ata kanë goditur me grushte shtetasin 29-vjeçarin me inicialet S.K., banues në Elbasan, ndërkohë po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb