Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sherr në plazh me kunatin, vlonjati s’përmbahet dot, qëllon me grusht edhe policin

Rama ksamil

SARANDE- Një 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka dhunuar një polic gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh publik, ndërsa në pranga ka përfunduar shtetasi Ismail S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Ky i fundit që qënë duke bërë sherr me një tjetër shtetas, D.Z, që siç bën me dije policia, ishte kunati i tij.

Në momentin që polici ka ndërhyrë për të shuar sherrin, vlonjati e ka goditur me grusht.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi në një ambient privat në Ksamil ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S.(kunati i shtetasit D.Z.) me shtetasin F.P.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.