KURBIN- Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kurbin. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mamurras, kur Agustin dhe Manushe Shpani janë dhunuar barbarisht nga nipi i tyre, Elvis Shpani.

Mësohet se sherri ka nisur për një grumbull zhavorri. Ata janë qëlluar me mjete të forta dhe tashmë ndodhen në Spitalin e Traumës ku janë në gjendje të rëndë. Policia ka arritur të kapë autorin e sulmit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: