KURBIN– Një 62-vjeçar është vrare më armë zjarri sot në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës14:00 në fshatin Ndrojë në Kurbin, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri 62-vjeçari Zef Doda. Policia ka identifikuar si autor të vrasjes bashkëfshatarin e tij Mirash Vukaj, 78 vjeç.

Të lajmëruar nga banorët, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, sipas të cilave vrasja ka ndodhur pas një konflikti me motive pronësie.

Brenda pak minutash policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e kësaj vrasjeje shtetasin Mirash Vukaj, 78 vjeç, banues në Kurbin duke sekuestruar edhe armën e krimit.

Sipas burimeve në vendngjarje viktima dhe autori i vrasjes kanë patur konflikte të vazhdueshme mes tyre megjithatë ende nuk dihet shkaku i vërtetë që bëri që 78-vjeçari të ndërmerrte këtë akt ndaj bashkëfshatarit të tij.

(m.k/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb