DURRES- “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Rrushkull të Durrësit, ku pas një sherri me thika, dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos.

Mësohet se njëri prej viktimave, Lulzim Qeme person me probleme të shëndetit mendor ishte marrë në pune në rezervatin e peshkimit, për ta ndihmuar financiarisht. Sakaq, krimi, motivet e të cilit mbeten ende mister, ka ndodhur brenda këtij rezervati rreth orës 13:20. Ndërkohë, viktima tjetër Yzdin Shallari rreth 60 vjeç shkoi i plagosur në spital, por humbi jetën pak më vonë. Ndërsa i plagosuri tjetër Eduard Xhaferri rreth 50 vjeç ndodhen në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20në rezervatin e peshkimit. Efektivet e Policisë sqaruan se dy viktiamt dhe i plagosuri ishin konfliktuar me thika.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin Lulezim Qeme. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi Lulzim Qeme ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy shtetasit e tjerë u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës, ku Yzdin Sahllari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa Eduard Xahferri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb