TIRANË- Një sherr i ndodhur dje në periferi të kryeqytetit ka sjellë arrestimin e një 27-vjeçari. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Shkozë, pranë banesave sociale, ndërsa shkaktoi alarm dhe panik në zonë. Të njoftuar nga banorët, një automjet i policisë së Tiranës si dhe dy efektivë të tjerë me motor kanë mbërritur brenda pak minutash në vendin e ngjarjes, shkruan “BalkanWeb”.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Pal Prenga, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D. M., 31 vjeç.

Policia thotë se tek banesat sociale, në Shkozë, gjatë një konflikti, ku dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur, dy të rinjtë janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin. 27-vjeçari Prenga e ka kanosur për jetën me të bërtitura dhe një armë tip “Shotgun”, ndërsa 31-vjeçari kishte një levë hekuri në dorë. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën “Shotgun”, 5 fishekë dhe levën e hekurit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: