Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sherr për 1 mijë lekë/ “Do të tërheq zvarrë”, motoristi i merr bllokun e gjobave policit në Kamzë

gjykata e tiranes

Një punonjës i policisë rrugore është kërcënuar me “tërheqje zvarrë” nga ana e drejtuesit të një motori, pasi e ka ndëshkuar me gjobë. Ngjarja ka ndodhur në 13 gusht 2016 në “Bulevardin Blu” në Kamzës, por pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm drejtuesin e motorit.

Sipas gjykatës, ditën e ngjarjes dy punonjës të Policisë Rrugore kanë qenë duke ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve për vendosjen e rripave të sigurimit dhe për drejtuesit e motoçikletave për vendosjen e kaskave. Mes drejtuesve të ndaluar për kontroll ka qenë edhe shtetasi H. M., i cili po i jepte një motoçiklete pa kaskë mbrojtëse. Për këtë shkak një nga efektivët e patrullës i ka thënë se do gjobitej me 1 mijë lekë.

Në kohën që punonjësi i policisë ka qenë duke plotësuar proces-verbalin e konstatimit të shkeljes, drejtuesi i mjetit, i pandehuri H. M. i ka tërhequr me forcë dokumentacionin e mjetit, si dhe ka tentuar t’i marrë me forcë nga dora bllokun e gjobave punonjësit të policisë. “Mbajeni mend se çfarë do t’iu bëj. Sa të largohem prej këtu do të shkoj në banesë do të marr makinën dhe do t’iu marr zvarrë”, i ka thënë ai me zë të lartë policit.

Pas këtij momenti, H. M. është shoqëruar dhe është proceduar për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë se rëndit publik” dhe “kanosja për shkak të detyrës”. I pandehuri u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 2 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi lënien e tij në Shërbimin Prove për një periudhe 18 mujore./panorama


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.