TIRANË- Me anë të një statusi në Facebook, Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar sherrin e mbrëmshëm pas ngacmimit të një femre në protestën e shoqërisë civile dhe FRPD-së. Ai ka sqaruar se ishin disa persona të infiltruar ata që shkaktuan përplasjen.

Duke e vënë gishtin tek ata që i quan “grupime rinore majtiste”, Bylykbashi tregon se si ka ndodhur sherri.

“Të ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, që shfaqen me telekomandë nëpër protesta pasi këto kanë marrë formë dhe kërcënojnë qoftë edhe imazhin e pushtetit, mbrëmë u infiltruan me protestuesit e shoqërisë civile dhe pas largimit të medias, kane inskenuar konflikt e më pas kanë rrahur barbarisht protestuesit”, tha deputeti.

“Dy aktivistë u sulmuan në mënyrë të kordinuar me dhune fizike në grup dhe njëri prej tyre u detyrua të shtrohej në spital. Në një skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin për të prishur protestën e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten të prishnin këtë protestë të mbrëmeshme, e para protestë që do vazhdonte të gjithë natën tek Torra Veneciane,- sqaroi ai më tej.

Bylykbashi shton se këto grupime janë të telekomanduara nga Rama dhe thotë se më këtë çështje duhet të merret Policia dhe prokuroria.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb