Politika shpesh ka qenë një vijë ndarëse mes rajonit të Katalonjës dhe Spanjës, por sporti është munduar t’a shuajë dhe jo rrallëherë ia ka dalë, sikundër ka ndodhur edhe u kundërta.

Së fundi disa përfaqësues të këtij rajoni kanë ngritur shqetësimin se organizimi i një ndeshje futbolli të kombëtares Spanjolle ka kohë që nuk bëhet në stadiumet e Katalonjës. Kjo me të drejtë dhe për t’i shtuar “benzinë zjarrit” ishte vendimi i fundit që takimi Spanjë-Itali të luhet në “Santiago Bernabeu”, stadiumin e Real Madridit.

Sipas “elconfidencial”, prej ditësh ka nisur një kontradiktë verbale mes palëve dhe Shqipëria është në mes të këtij diskutimi.

Bëhet fjalë për ndeshjen kualifikuese mes Spanjës dhe Shqipërisë. Në Katalonjë, kërkesa është bërë zyrtare në Federatën e Futbollit të Spanjës, në mënyrë që takimi të luhet në një nga impiantet e këtij rajoni. Bëhet fjalë paraprakisht se mund të jetë stadiumi i Espanjolit, në rast se përgjigjja e federatës spanjolle do të jetë pozitive dhe do të pranojë që Shqipëria të pritet në këtë rajon.

Takimi mes Spanjës dhe Shqipërisë luhet me 6 tetor dhe është i vlefshëm për fazën kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb