A do ketë kuptim “E diela Shqiptare” pa Eni Çobanin? Do thoni ju pse e shtrojmë këtë pyetje? Sepse zonja Eni Çobani e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ka deklaruar se do ta braktisë profesionin e juristes për t’iu futur botës së politikës.

Për të është koha dhe mosha e duhur për politikë, duke treguar dhe qëndrimin e saj se nuk është shumë dakord me futjen në botën e politikës në moshë shumë të re.

“Ka ardhur moment i duhur. Edhe mosha e duhur është…Jo nuk jam shumë dakord me futjen në politikë në moshë të re. Populli shqiptar nuk ka votuar në këto zgjedhje. Është fakt dhe këtu kam thënë që është momenti i duhur”, u shpreh Eni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: