KORCE- Një 41-vjeçar nga Rumania ka rënë në pranga, pasi shkaktoi një aksident. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se Craciun Elisi, banues në Bukuresht më datë 21.08.2017, në rrugën nacionale Qafë Thanë – Pogradec, teksa drejtonte mjetin tip “Land Rover ”, me targë B211 LXE, është përfshirë në një aksident duke u përplasur me tre mjete të tjera konkretisht:

– Mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.Ll, 47 vjeç, banues në Strugë- Maqedoni;
– Mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E.D, 21 vjeç, banues në Stamboll-Turqi;
– Mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.A, 32 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit turq, E.D dhe A.T drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit tip “Ford”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: