Ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka ka reaguar sot në “Facebook” lidhur me shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa si edhe për lajmin, ende të pakonfirmuar të shkarkimeve edhe të disa drejtorëve të Policisë në Qarqe.
avenir
“Këta policët që ikën për lesh bubi sot, ishin ata cubat e djeshëm?”, – është pyetja ironike që Peka bën në reagimin e tij, referuar veçanërisht procedimeve penale që Drejtorët e Policisë në Qarqe kanë bërë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, 12 deputetëve demokratë si edhe mbi 400 protestuesve që organizuan dje bllokimin për mbi 1 orë të pesë akseve rrugore kombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb