TIRANE-Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, “furtunë” shkarkimesh po ndodhin në rradhët e Policisë së Shtetit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, shkarkime do të ketë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problematike. Krahas shkarkimeve, brenda rradhëve të policisë pritet të ketë së shpejti emërime të reja.

I kontaktuar nga GSH.al, Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.

Shkrimin e plotë e gjeni duke klikuar në GSH.al:

http://www.gsh.al/2017/04/25/flet-ardian-cipa-po-jam-larguar-nga-detyra-here-na-promovojne-here-na-ulin-ne-funksione/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: