TIRANË- Gjatë votimit të 6 ministrave të rinj dhe zv/kryeministrit teknik ka rënë në sy mënyra se si ka votuar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për BalkanWeb, se ndonëse Gazmend Bardhi u besua si ministri teknik i Drejtësisë me 106 pro dhe 3 kundër, ishin 10 deputetë të LSI-së ata që votuan kundër shkarkimit të Petrit Vasilit nga ky post.

Vendimi i tyre habit pak, pasi vetë Ilir Meta ka votuar pro shkarkimit të Vasilit.

Po ashtu edhe deputetët e PS-së, nuk kanë bërë rezuistencë, kur ishte fjalë për të zbatuar marrëveshjen e arritur më 18 Maj.

Shkarkimi i Vasilit: 102 vota pro, 10 kundër, 2 abstenim

Votimi i Gazmend Bardhit: 106 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: