ITALI- Shkatërrohet banda e grabitëse të banesave në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shqiptarë. ‘Askanews’ shkruan se shqiptarët që vepronin në zonën e Sesto San Giovanni në Milano, kishin si objektiv vila e banesa të pronarëve që ishin me pushime.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarve një pistoletë dhe 37 plumba, që ishin vjedhur gjatë një grabitjeje të kryer në muajt e fundit në provincën e Bergamos.

Mes të tjerash mediat italiane shkruajnë se djemtë shqiptarë lëviznin me një makinë luksoze tip ‘Mercedes’, e cila ishte vjedhur në Zvicër.

Sakaq, policia po heton lidhur me dokumentimin e grabitjeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb