GREQI – Një grup kriminal është goditur nga policia greke në vendin e quajtur Mesinia. Gjatë operacionit të policisë janë arrestuar 6 grekë dhe 2 shqiptarë. Grupi ishte aktiv prej 7 muajsh dhe kishte trafikuar 1.5 kg heroinë dhe 25 kg marijuanë duke fituar 100 mijë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 32 dhe 40 vjeç. Gjatë operacionit u sekuestruan 6 kg 946 gram marijuanë, 48.3 gram heroinë, 5630 euro dhe një makinë.

Policia po vijon hetimet për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: