SARANDË- Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Ladies” u arrestuan shtetasi me inicialet B.M., 27 vjeç, shtetasi G.B., 32 vjeç, 37-vjeçarja me inicialet A.I., banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion) si dhe D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit: Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb